Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka pyetur se çka është kjo heshtje në Vetëvendosje për mostrat e rastit Dehari, përcjell InLajmi.
Ai tutje pyeti se kush i vodhi mostrat e rastit dehari? ku qëndruan ato për një vit e gjysmë? për çka shërbyen ato mostra jashtë institutit? a pati ndërhyrje në mostra në kohën sa ishin jashtë institutit? kush i ktheu ato? pse nuk pranuat ta votoni komisionin hetimor parlamentar për zhdukjen e këtyre mostrave?
Tutje tha se nuk mund të fshiheni nga e vërteta, nuk do të ndalemi deri të sqarohet gjithçka.
Postimi i plotë i tij:
Çka është kjo heshtje në Vetëvendosje për mostrat e rastit Dehari?
Kush i vodhi mostrat e rastit Dehari? Ku qëndruan ato për një vit e gjysmë? Për çka shërbyen ato mostra jashtë Institutit? A pati ndërhyrje në mostra në kohën sa ishin jashtë Institutit? Kush i ktheu ato? Pse nuk pranuat ta votoni komisionin hetimor parlamentar për zhdukjen e këtyre mostrave?
Nuk mund të fshiheni nga e vërteta! Ne nuk do të ndalemi deri të sqarohet gjithçka! /InLajmi/