Në mungesë të kuorumit ka dështuar mbajtja e mbledhjes së Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Në këtë mbledhje në rend dite ishte paraparë që të shqyrtohet Projektligji për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, si dhe një sërë projektligjesh të tjera, shkruan TV Dukagjini.
Kryetari i Komisionit Bekë Berisha dhe nënkryetari Enver Dugolli, kanë lëshuar sallën deri sa po prisnin që të bëhej kuorumi për të vazhduar mbledhjen.