Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është i pranishëm në ndeshjen mes Malishevës dhe Dukagjinit.
Kjo ndeshje është duke u zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj”, shkruan Gazeta Express.
Foda ka zgjedhur ta shikojë nga afër këtë ndeshje dhe është parë i pranishëm në stadium.
Kujtojmë se në miqësoret e marsit, trajneri gjerman kishte ftuar yllin e ri të Malishevës, Drilon Hazrollajn.