Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla ka pritur në takim të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, përcjell InLajmi.
Në njoftim thuhet se takimi ishte një rast i rëndësishëm për të diskutuar për sfidat dhe mundësitë në fushën e sigurisë në Republikën e Kosovës, me fokus të veçantë në veriun e vendit.
Ministri shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme të ofruar nga Mbretëria e Bashkuar për institucionet e sigurisë në Kosovë dhe përshëndeti gatishmërinë e tyre për të përforcuar bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër kriminalitetit të organizuar.
Tutje thuhet se ky takim u vlerësua nga të 2 palët si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve në fushën e sigurisë në Kosovë, duke përmirësuar kështu ambientin e sigurtë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Njoftimi i plotë nga MPB:
Ministri Sveçla ka pritur në takim të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, z.Lord Stuart Peach
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një takim të veçantë, ka pritur në takim të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.
Takimi ishte një rast i rëndësishëm për të diskutuar për sfidat dhe mundësitë në fushën e sigurisë në Republikën e Kosovës, me fokus të veçantë në veriun e vendit.
Ministri Sveçla shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme të ofruar nga Mbretëria e Bashkuar për institucionet e sigurisë në Kosovë dhe përshëndeti gatishmërinë e tyre për të përforcuar bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër kriminalitetit të organizuar.
Ky takim u vlerësua nga të 2 palët si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve në fushën e sigurisë në Kosovë, duke përmirësuar kështu ambientin e sigurtë për të gjithë qytetarët e Kosovës. /InLajmi/