2 prona të paluajtshme në Mitrovicën e Veriut dhe një në komunën e Zubin Potokut, në pronësi të Milan Radoiçiq janë konfiskuar sot nga Policia e Kosovës.
Gazetari Fidan Rama ka thënë se veprimet e Qeverisë në veri më shumë bëhen për efekt elektoral.
Rama në emisionin Politiko me Kushtrim Sadikun në Kanal, ka thënë se veriu është temë që e mban Kurtin në pushtet, shkruan Gazeta10.
“Secili veprim që bëhet në veri përkthehet në votë për atë që është në pushtet. Është temë e cila e mban Kurtin kryekëput në pushtet “, ka thënë Rama.