Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka njoftuar se kanë publikuar vendimin me përfituesit e thirrjes së 2-të tekniko-shkencore Shqipëri-Kosovë të komitetit të përbashkët të të 2-ja shteteve, përcjell InLajmi.
Nagavci tha se në këtë thirrje kanë aplikuar gjithsej 35 projekt propozime ku janë përzgjedhur 16 projekte përfituese dhe secili projekt do të financohet në vlerë prej 10.000 mijë euro.
Kohëzgjatja e secilit projekt të financuar në kuadër të këtij programi, do të zgjasë për një periudhë maksimumi 2 vjeçare nga momenti i nënshkrimit për financimin e secilit projekt, theksoi ajo.
Përkrahja jonë për shkencën nuk do të ndalet tha Nagavci.
Postimi i plotë i saj:
160 mijë euro për projektet tekniko-shkencore Shqipëri-Kosovë
Kemi publikuar vendimin me përfituesit e thirrjes së dytë tekniko-shkencore Shqipëri-Kosovë të komitetit të përbashkët të të dyja shteteve.
Në këtë thirrje kanë aplikuar gjithsej 35 projekt propozime. Komiteti i përbashkët, në këtë fazë ka përzgjedhur 16 projekte përfituese. Secili projekt do të financohet në vlerë prej 10.000 mijë euro.
Kohëzgjatja e secilit projekt të financuar në kuadër të këtij programi, do të zgjasë për një periudhë maksimumi 2 vjeçare nga momenti i nënshkrimit për financimin e secilit projekt.
Përkrahja jonë për shkencën nuk do të ndalet. Me shumë përkushtim sikurse deri tani, do të ndërmarrim veprime konkrete në mbështetje të punës kërkimore-shkencore./InLajmi/