Nënkryetari i Lidhjës Demokratike Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se presidentja Osmani është përfaqësuesja e vetme institucionale e cila po vazhdon ta mbajë agjendën dhe kontaktet me partnerët e Kosovës nga ShBA dhe BE.
Haziri në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se kryeministri Kurti deri më sot ka krijuar 8 situata krizash në vend dhe asnjëherë nuk ka arrit ta shtyej përpara Kosovën.
“Presidentja Osmani Sadriu, është përfaqsuesja e veteme institucionale e cila po vazhdon ta mbajë agjenden dhe kontaktet me partnerët e Kosovës nga SHBA dhe BE. Ndikimi i saj dhe roli kushtetues kërkon që të ndikojë në mbarëvajtjen e agjendës së dialogut për normalizim me Serbinë përkundër KM Kurti i cili vazhdon me mendësi një hap para-dy hapa prapa dhe deri sot ka krijuar tete(8)situata krizash dhe asnjëherë nuk ka arrit ta shtyje para qellimin e tij dhe Kosovës. Ai,eksponentet e kabinetit nga VV kanë masa kufizuese dhe formate takimi të sanksionuar nga SHBA, BE dhe NATO”, tha Haziri për Gazeta Blic.
Tutje ai thekson se presidentja mbetet dera kryesore që kontaktohet dhe mirëmban raportet me partnerët ndërkombëtarë.
“Presidentja mbetet dera kryesore që kontaktohet tani dhe mirëmbanë raportet me partnerët duke përfshirë edhe rolin e opozites së LDK që ruan këtë miqësi si të shenjtë”, potencoi ai.