Me ardhjen në pushtet, zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje duket se e kanë harruar deklaratën e shefit të tyre, Albin Kurtit, se “familjarët e kusherinjtë janë për dasma, e jo me i shti në punë”.
Nëpër shumë institucione, raportohet se tashmë janë rehatuar familjarë e të afërm të ministrave e zyrtarëve të tjerë të kësaj partie.
Edhe ç’kapja e bordeve e institucioneve publike ishte njëri ndër premtimet e mëdha të “qeverisë së shpresës”.
“Nuk do të ketë më anëtarë të bordeve me libreza të partive politike”, kishte premtuar, Kurti sërish gjatë fushatës para zgjedhjeve.
Kapjen e institucioneve nga VV’ja opozita po e quan si diçka të prishtme.
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu thotë se qytetarët tashmë e kanë kuptuar që deklaratat e kryeministrit Kurti gjatë fushatës elektoriale, kanë qenë të gjitha mashtrime.
Haxhiu thotë se, në këtë Qeveri nepotizimi dhe korrupsioni kanë marrë përmasa të mëdha, por sipas tij, më shqetësues është fakti që Albin Kurti po dëshiron legjitimitimin e këtij fenomeni shqetësuese
“Tani më, të gjithë qytetarët e kanë kuptuar se deklaratat e Kurtit në opozitë dhe në fushatë elektoriale kanë qenë mashtrim”, tha Haxhiu.
“Nepotizimi dhe korrupsioni kanë marrë permasa shqetësuese në Qeverinë Kurti, për më keq ka një përpjekje të kësaj Qeverie që me legjitimu nepotizmin dhe korrupsionin, duke mbrojtur nepotizimin dhe të korruptuarit”, shton ai për GazetaBlic.
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi tha për GazetaBlic se Qeveria është shndërruar në një sallë dasmave.