Ballkani ka fituar ndeshjen e parë të fazës gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll ndaj rivalit të qytetit dhe skuadrës që garon në Ligën e Parë, Suharekës.
‘Portokallinjtë’ të cilët ishin në cilësinë e mysafirit triumfuan me rezultat minimal 1-0.
Ishte një gol i vonë nga mbrojtësi Marsel Ismajgeci i shënuar në minutën e 90-të, për t’i dhënë avantazhin pas ndeshjes së parë skuadrës së tij, shkruan Sinjali.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas 2 jave në “Stadiumin e Qytetit”, më 17 prill, ku Ballkani do të jetë në cilësinë e nikoqirit.