Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë homazhe në 25-vjetorin e masakrës në Vejsa të Gjakovës.
Maqedonci ka thënë se civilët të cilët janë vrarë kanë qenë grup mosha të ndryshme nga 2 deri në 75 vjeç, të cilët u qëlluan dhe u dogjën të gjallë nga regjimi kriminal serb.
“Dëshmitari i Human Rights Watch, thotë se në shtëpinë e familjes Vejsa ishin gjetur trupat tërësisht të karbonizuar të 19 anëtarëve të familjeve Vejsa, Hoxha, Haxhiavdija, Caka, Gashi, të cilët u mbështollën me një batanije dhe u varrosën në 3 varre”, shkroi Maqedonci, shkruan Tëvë1.
Ai tutje tha se deri më tani asnjëri nga të identifikuarit, si të dyshuar për kryerjen e këtij krimi nuk është dërguar para drejtësisë