Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, tha se ministri i Kultures, Rinisë dhe Sporteve, Hajrulla Çeku duhet të tregoj për kontratën një burimore për fushën me bari sintetik hibrid në vlerë 1.3 milion qe në çmimet e tregut nuk kushton me shumë se 270-300.000 euro, përcjell InLajmi.
Haxhiu tha se e ka ngritur në Kuvend këtë zhvatje, vjedhje, korrupsion të Qeverisë dhe kam kërkuar që Prokuroria të hetoj këtë rast, ku u “tretën” 1 milion euro me kontratën një burimore?
Tutje pyeti se si u transferuan paret nga MKRS në OJQ dhe si u formua komision i përbashkët MKRS-FFK, me qëllim zhvatjen e 1 milion eurove.
Deputeti tha se degradim i sportit, keqpërdorime, zhvatje, dështime në infrastrukturën sportive, dështime në organizim, dhunë fizike edhe në garat e fëmijëve, kjo është pasojë e keqmenaxhimit që po ndodh në sektorin e sportit.
Tutje tha se minsitri del merr poza e lavderohet me zhvatjen e 1 milion eurove të paras publike.
Postimi i plotë i tij:
Zhvatësit në aksion!
Ministri duhet te tregoj për kontratën një burimore për fushën me bari sintetik hibrid në vlerë 1.3 milion qe në çmimet e tregut nuk kushton me shumë se 270-300.000 euro.
Unë e kam ngritur në Kuvend këtë zhvatje, vjedhje, korrupsion të Qeverisë dhe kam kërkuar që Prokuroria të hetoj këtë rast, ku u “tretën” 1 milion euro me kontratën një burimore?
Si u transferuan paret nga MKRS në OJQ dhe si u formua komision i përbashkët MKRS-FFK, me qëllim zhvatjen e 1 milion eurove.
Degradim i sportit, keqpërdorime, zhvatje, dështime në infrastrukturën sportive, dështime në organizim, dhunë fizike edhe në garat e fëmijëve, kjo është pasojë e keqmenaxhimit që po ndodh në sektorin e sportit.
Ministri del merr poza e lavderohet me zhvatjen e 1 milion eurove të paras publike.
– HAJNAT në BURG/ InLajmi/