Punëtori i një kompanie në Prishtinë, derisa ishte duke e vozitur kamionin për grumbullimin e mbeturinave, nga pakujdesia e ka goditur punëtorin e kompanisë, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit të Policisë viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK.
Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
I dyshuari mashkull kosovar, punëtor i një kompanie, deri sa ishte duke drejtuar automjetin (kamion për grumbullimin e mbeturinave) nga pakujdesia ka goditur punëtorin e kompanisë, viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./InLajmi/