Kryeministri i Kosovës ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Pashkët, përcjell InLajmi.
Kurti tha se Pashkët janë shpresë e ogur për një të ardhme më të mirë, bashkë e në paqe.
Sot e përmot, Pashkët mbeten simbol i vlerave më të larta humane dhe fuqisë njerëzore për një jetë më të mirë për të gjithë, përfundoi ai.
Postimi i plotë i tij:
Paçi Pashkë të Bardha e t’Lume!
Gëzuar për të gjithë besimtarët katolikë, ditën e madhe të ringjalljes së hyjit, ditën e përjetësisë!
Pashkët janë shpresë e ogur për një të ardhme më të mirë, bashkë e në paqe.
Le të na kujtojë kjo festë e shenjtë rëndësinë e harmonisë dhe të frymëzojë te ne kujdesin për tjetrin.
Sot e përmot, Pashkët mbeten simbol i vlerave më të larta humane dhe fuqisë njerëzore për një jetë më të mirë për të gjithë./InLajmi/