2 turistë kroat, janë aksidentuar sot në Majën e Jezercës, ku dyshohet se njëri prej tyre ka humbur jetën dhe tjetri është plagosur.
Gazetari Klodian Zhivani raporton se 2 shtetasit e huaj kanë rrëshkitur në afërsi të liqeneve të Jezercës. Njëri prej tyre ka kërkuar ndihmë, duke deklaruar partnerja ka ndërruar jetë.
Në ndihmë të tyre, janë nisur grupi i kërkim–shpëtimit malor dhe banorë vullnetarë nga Valbona.
Shkak i aksidentit është bërë bora dhe temperaturat jo të favorshme të momentin, që e bëjnë shumë të rrëshqitshme, shkruan TopChannel.
Maja e Jezercës është maja më e lartë në Alpet Dinarike, e 4-ta më e larta në Shqipëri dhe e 6-ta më e larta në Ballkan, me lartësi 2.694 m mbi nivelin e detit.