Ka përfunduar edhe gjysmëfinalja e dytë në Ligën Unike.
Trepça e ka mposhtur Sigal Prishtinën, duke siguruar finalen e madhe, 83-80.
Ishte një ndeshje jashtëzakonisht interesante, me të 2 skuadrat që dhuruan një paraqitje fantastike në parket, shkruan GazetaBlic Sport.
Megjithatë, në momentet vendimtare, basketbollistët e skuadrës mitrovicase ishin më të fokusuar dhe siguruan ‘biletën’ për finale, atje ku do të përballen me Golden Eagle Yllin.