Një person i moshës 68 vjeçare është gjetur pa shenja jete në Prizren, në rrugën “Ismet Jashari Komunova”, përcjell InLajmi.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur se informacioni është marrë nga një qytetar, ku edhe menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes së bashku me urgjencën.
Sot me datën 29.03.2024 rreth orës 15:30 në rr.Ismet Jashari Kumanova në Prizren është vërejtur një trup i shtrirë në rrugë. Informata është marr nga një qytetar, tha Bytyqi
Ekipi mjekësor i Urgjencës si dhe patrulla policore kanë shkuar në vendngjarje, nga ekipi mjekësor raportohet – konstatohet se viktima është pa shenja jete, shtoi ai.
Ai tutje ka njoftuar se viktima është I.D., viti i lindjes 1956.
Hetuesit policor kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes ndërsa me urdhër të prokurorit trupi I pa jetë dërgohet me Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Lidhur me këtë. hapet rasti “Hetim i vdekjes, ka njoftuar Bytyqi./InLajmi/