Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, tha se përgjatë 2 viteve në 6 ministri dhe KEK janë lidhur 220 kontrata njëburimore në vlerë prej 153 milionë eurove,
Tahiri në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se kontratat njëburimore janë përdorur në kundërshtim me ligjin derisa sipas tij e kanë ngufatë konkurrueshmërinë në sektorin privat, shkruan Tëvë1.
“Ka një frikë serioze të kësaj qeverie në raport me hetimin tenderëve njëburimor që shuma e tyre vjen në 209 milionë euro. Kjo qeveri ka kontraktuar 781 tendera njëburimor të cilët pa asnjë dyshim janë burim i korrupsionit, burim i keqpërdorimit dhe mbi të gjitha e ngufatë konkurrueshmërinë e sektorit privat në këtë temë. Se kontratat njëburimore janë përdorur në sasi të madhe dhe kundërshtim me ligjin tregon fakti se vetëm në vitin 2022/23, në 6 ministri dhe në KEK janë nënshkruar 220 kontrata në vlerë prej 153 milionë euro”, u shpreh Tahiri.