Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka njoftuar këtë të mërkurë se një ditë më parë ka zhvilluar takim me të Dërguarin e Francës për Ballkanin, Rene Troccaz.
“Dita e djeshme u dallua me takime dhe diskutime të rëndësishme, përfshirë atë me emisarin francez, Troccaz, të cilin e mirëprita në Kosovë”, nis shkrimi i Bislimit, shkruan KlanKosova.
“Mbuluam një mori temash, me fokus zhvillimet e fundit. Kosova dhe Franca ndajnë një lidhje të fortë, derisa ne vazhdojmë t’i forcojmë marrëdhëniet tona”.