Ka kaluar pika e Raportimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës në takimin që sot është mbajtur në Paris të Francës të Komitetit për Politikë të Jashtme dhe Demokraci, përcjell InLajmi.
Pas kësaj ngjarje, ka reaguar presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
Ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët për të siguruar që të gjithë qytetarët tanë të kenë akses të drejtë në instrumentet e KiE, përfundoi ajo.
Postimi i plotë i saj:
Edhe një hap para!
Ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët për të siguruar që të gjithë qytetarët tanë të kenë akses të drejtë në instrumentet e KiE përmes anëtarësimit të plotë të Kosovës./InLajmi/