Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen tejet interesante mes Hungarisë dhe Kombëtares së Kosovës.
Pas më shumë se 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Puskas Arena” të Budapestit, Kosova po barazon 0:0 si mysafire e Hungarisë.
“Dardanët” ishin më dominues në pjesën e parë të kësaj miqësoreje, por që ishin të pafat para golit, shkruan Lajmi.net.
Pjesa e parë mbyllet pa gola, me rezultat të barabartë 0:0