Festivali evropian i këngës ‘Eurovision’ ka publikuar listat me shtetet që do të performojnë në 2 gjysmëfinalet e sivjetme, më 7 dhe 9 maj.
Shqipëria e cila sivjet përfaqësohet nga këngëtarja Besa Kokëdhima me këngën ‘Titan’, pritet të performojë në natën e 2-të gjysmë finale.
Besa do të ngjitet në skenën e ‘Eurovision’-it e 2-ta në radhë.
Në të njëjtën natë do të paraqiten para publikut edhe 15 shtetet tjera si, Malta, Greqia, Zvicra, Çekia, Franca, Austria, Danimarka, Armenia, Letonia, Spanja, San Marino, Gjeorgjia, Belgjika, Estonia, Italia, Izraeli, Norvegjia dhe Holanda, përcjellë Sinjali.
Edicioni i 68 do mbahet në Malmo në Suedi, pas fitores së Loreen me këngën ‘Tattoo’.
Finalja e madhe do të mbahet të shtunën e 11 majit.