Janë bërë 3 vite që kur u nda nga jeta legjenda e humorit shqiptar, Rasim Thaçi – Cima, përcjell InLajmi.
Artisti i mirënjohur ndërroi jetë më 26 mars të vitit 2021, ndërkohë që ishte i shtruar në spital për shkak të COVID-19.
Në përvjetorin e 3-të të vdekjes një dedikim për të nuk mungoi as nga vajza e tij, këngëtarja Adelina Thaçi.
Ajo emocionoi me fjalët e saj ku thotë se ka shumë mall dhe nevojë për përqafimin e fjalët e babait të saj.
Postimi i plotë i saj:
U zgjova sot me dhimbjen e njejtë si para 3 viteve kur u ndave nga ne përgjithmonë, Babë kam shumë mall për ty. Sa shumë kam nevojë për një përqafim të ngrohtë dhe fjalët e tua plotë jetë e humor, Te dua deri në frymën e fundit./InLajmi/