Qyteti i Shkodrës është zgjuar me shpërthim të hënën.
Rreth orës 03:40, në lagjen “Tom Kola”, tek porta e oborrit të banesës së shtetases me inicialet F. S., 62 vjeçe, është hedhur lëndë plasëse.
Fatmirësisht, sipas policisë, nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë kontrolluar zonën, shkruan A2CNN.
Ndërkohë, grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.