Mid’hat Frashëri ka lindur në Janinë më 25 mars 1880 ndërsa ka vdekur më 3 tetor 1949 në Long Ajllend, shkruan InLajmi.
Mid’hat bej Frashëri emri i të cilit radhitet edhe Mit’hat njohur me emrin e pendës Lumo Skëndo; tr. Fraşerli Mithat Bey ka qenë diplomat, shkrimtar dhe politikan shqiptar.
Në rininë e tij ka qenë nëpunës i Perandorisë Osmane, veprimtar i Rilindjes Kombëtare dhe pjesëmarrës dhe kryetar i Kongresit të Manastirit, pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë qe ministër, diplomat i shtetit shqiptar, kryetar i Ballit Kombëtar dhe Komitetit “Shqipëria e Lirë”.
Në botën e letrave ka kontributin e tij si publicist, shkrimtar, përkthyes dhe albanolog. Mes të tjerësh, ka qenë ndër etërit e nacionalizmit shqiptar dhe bashkëpunëtor me praninë ushtarake gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Nisi të merrej me krijimtari letrare që prej vitit 1897 dhe filloi të botonte Kalendarin kombiar, të cilin e botoi pa ndërprerje deri në vitin 1928. Në shkrimet publicistike ai përdori pseudonimet Lumo Skëndo dhe Mali Kokojka, ndërsa në botimet e ndryshme përdori pseudonimin Ismail Malosmani.
Më 1901 ka shkruar jetëshkrimin për Naim Frashërin, përmbledhjen “Hi dhe shpuzë”, studimin mbi shqiptarët dhe të ardhmen e tyre të pagëzuar si “Pritmi i Shqipërisë”, ese sociopolitike dhe etnike “Plagët tona” 1924 etj. Mit’hat Frashëri ka botuar edhe disa vepra në frëngjisht: “L’affaire de l’Epire 1915, “La population de l’Epire” 1915, “Les Albanais chez eux et à l’étranger” 1919, “Albanais et Slaves” 1919.
Ka përkthyer në shqip veprat Guillaume Tell të Lamartinit 1898, Bëje të mirën pa hidhe në det e Franc Hofmanit 1900, Robinson Crusoe e Defosë 1909, Shkurtabiq’ i verdhë. Miu i vockël. Sorkadhe e bardhë të Marie Catherine d’Aulnoy 1913, ribot. 1934 dhe Psikologjia e edukatës e Gustave le Bon 1923.