Xhudistja Loriana Kuka, është ndalur në luftën e dytë në Grand Slamin e Tbilisit.
Ajo pësoi humbje nga holandezja Guusje Steenhuis.
Steenhius ishte duke udhëhequr me “Wazzari” por që Kuka e mori edhe dënimin e tretë.
Në ndeshjen e parë, xhudistja kosovare e mposhti me “Ippon” kubanezen, Lianet Carbona.
Kuka garoi në kategorinë deri në 78 kilogramë.
Kosova në kryeqytetin e Gjeorgjisë, u paraqit me katër garues. Distria Krasniqi arriti rezultatin më të mirë, duke fituar medalje të bronztë, përcjellë Klan Kosova.
Laura Fazliu u rendit e 5-ta , pasi në luftë për medalje të bronztë pësoi lëndim dhe humbi.