Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka kujtuar 2 vjetorin e vdekjes së ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright, dhe ka nderuar veprën e saj pranë bustit të vendosur në Prishtinë, përcjell InLajmi.
“Në 2 vjetorin e ndarjes nga jeta, ne nderuam ish-sekretaren Madeleine Albright. Trashëgimia e saj është skalitur jo vetëm në faqet e historisë sonë, por edhe në strukturën e vendit tonë. Ne do ta kujtojmë përgjithmonë kontributin e saj këmbëngulës për lirinë dhe demokracinë tonë”, ka shkruar Osmani. /InLajmi/