Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, tha se kur në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Bjellorusi, bashkëshorti i saj si kandidat për President u arrestua nga regjimi diktatorial i Lukashenkos, përcjell InLajmi.
Krasniqi tha se Sviatlana Tsikhanouskaya u bë lidere e opozitës dhe hyri vet në garë si kandidate. Sot, edhe pse e detyruar të largohet nga vendi i saj, nga shumica e shteteve demokratike ajo njihet si Presidente e Zgjedhur lidere legjitime e Bjellorusisë.
Tutje ai tha se ishte frymëzues takimi dhe diskutimi në Bruksel, me një grua kaq të guximshme, e cila përfaqëson shpresën dhe qëndrueshmërinë e popullit të saj. Bashkë me Qeverinë e Bashkuar Tranzitore, që vepron në ekzil, Tsikhanouskaya është e vendosur që të ballafaqohet me të gjitha sfidat e mundshme për një të ardhme më të mirë dhe më demokratike për Bjellorusinë.
Kreu i PDK-së tha se për vetëmohimin dhe kurajon e saj në këtë mision shumë të vështirë, por shumë fisnik, zonjës Tsikhanouskaya i shpreha konisderatën dhe solidaritetin e plotë
Postimi i plotë i tij:
Kur në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Bjellorusi, bashkëshorti i saj si kandidat për President u arrestua nga regjimi diktatorial i Lukashenkos, Sviatlana Tsikhanouskaya u bë lidere e opozitës dhe hyri vet në garë si kandidate. Sot, edhe pse e detyruar të largohet nga vendi i saj, nga shumica e shteteve demokratike ajo njihet si Presidente e Zgjedhur lidere legjitime e Bjellorusisë.
Ishte frymëzues takimi dhe diskutimi në Bruksel, me një grua kaq të guximshme, e cila përfaqëson shpresën dhe qëndrueshmërinë e popullit të saj. Bashkë me Qeverinë e Bashkuar Tranzitore, që vepron në ekzil, Tsikhanouskaya është e vendosur që të ballafaqohet me të gjitha sfidat e mundshme për një të ardhme më të mirë dhe më demokratike për Bjellorusinë.
Për vetëmohimin dhe kurajon e saj në këtë mision shumë të vështirë, por shumë fisnik, zonjës Tsikhanouskaya i shpreha konisderatën dhe solidaritetin e plotë. /InLajmi/