Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, në Ditën Ndërkombëtare të Sindromës Down tha se festojmë veçantinë, forcën dhe gëzimin që personat me sindromën Down sjellin në botën tonë, përcjell InLajmi.
Krasniqi tha se përveç rritjes së ndërgjegjësimit, kjo ditë le të na shërbejë edhe më shumë në promovimin e përfshirjes, pranimit dhe mirëkuptimit.
Tutje tha se duke përhapur sa më shumë dashuri, mirësi dhe pozitivitet, le të punojmë së bashku për të krijuar një vend ku të gjithë, pavarësisht nga aftësitë apo dallimet e tyre, vlerësohen, respektohen dhe përqafohen.
Postimi i plotë i tij:
Në Ditën Ndërkombëtare të Sindromës Down, festojmë veçantinë, forcën dhe gëzimin që personat me sindromën Down sjellin në botën tonë.
Përveç rritjes së ndërgjegjësimit, kjo ditë le të na shërbejë edhe më shumë në promovimin e përfshirjes, pranimit dhe mirëkuptimit.
Duke përhapur sa më shumë dashuri, mirësi dhe pozitivitet, le të punojmë së bashku për të krijuar një vend ku të gjithë, pavarësisht nga aftësitë apo dallimet e tyre, vlerësohen, respektohen dhe përqafohen. /InLajmi/