Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj në Ditën e personave me Sindrom Down tha se kjo ditë është për të shfaqur dashuri ndaj atyre që janë të veçantë në mënyrën e tyre, përcjellë InLajmi.
Haradinaj tha se duhet të kujdesemi dhe t’i përqafojmë me dashuri çdo ditë.
Ai gjithashtu theksoi se kjo ditë nuk duhet të jetë e vetmja ditë kur ne i vlerësojmë ata.
Postimi i plotë i tij:
Një ditë e veçantë për të shfaqur dashurinë ndaj atyre që janë të veçantë në mënyrën e tyre. Të kujdesemi dhe t’i përqafojmë me dashuri. Çdo ditë, jo vetëm sot, kur po shënojmë Ditën e personave me Sindrom Down./InLajmi/