Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, mbrëmjen e së mërkurës në lagjen Arbëria të Prishtinës, mes shumë miqve e kontribuuesve nga orët e para të Lidhjes e deri më sot, përuruam hapësirat e reja të Degës së 4-të, përcjell InLajmi.
Abdixhiku tha se riorganizimi i tyre në terren e zgjerimi ynë partiak po përcillet edhe me zgjerim organizativ; prandaj mbrëmë, në këtë degë kishim festë. Hapësirat tona nuk janë vetëm vendtakime statike strukturash, ato para së gjithash janë pikëtakime e pikëpërfundime të ditëve me përplot aktivitet.
Tutje tha se mbi të gjitha hapësirat si këto janë dhe ftesa të hapura për qytetarët e Prishtinës me të cilët duam të komunikojmë më afër e më drejtë për pikëpamjet e tyre dhe për “Rrugën e Re”.
Ai u shpreh i lumtur e krenar me punën e ekipit të degës së 4-të dhe Besianit si kryetar i saj. Kjo degë, së bashku me degët 1 dhe 3, tashmë kanë hapësira të reja funksionale, duke vendosur kështu përkushtimin ndaj Lidhjes Demokratike, komunikimit qytetar e vet komunitetit kryeqytetas në rend të parë!
Postimi i plotë i tij:
Mbrëmë, në lagjen Arbëria të Prishtinës, mes shumë miqve e kontribuuesve nga orët e para të Lidhjes e deri më sot, përuruam hapësirat e reja të Degës së 4-të në Kryeqytet.
Riorganizimi ynë në terren e zgjerimi ynë partiak po përcillet edhe me zgjerim organizativ; prandaj mbrëmë, në këtë degë kishim festë. Hapësirat tona nuk janë vetëm vendtakime statike strukturash, ato para së gjithash janë pikëtakime e pikëpërfundime të ditëve me përplot aktivitet.
Mbi të gjitha, hapësirat si këto janë dhe ftesa të hapura për qytetarët e Prishtinës me të cilët duam të komunikojmë më afër e më drejtë për pikëpamjet e tyre dhe për “Rrugën e Re”.
I lumtur dhe krenar me punën e ekipit të degës së 4-të dhe Besianit si kryetar i saj. Kjo degë, së bashku me degët 1 dhe 3, tashmë kanë hapësira të reja funksionale, duke vendosur kështu përkushtimin ndaj Lidhjes Demokratike, komunikimit qytetar e vet komunitetit kryeqytetas në rend të parë! /InLajmi/