Bashkimi e ka arritur fitoren e parë sezonale ndaj Sigal Prishtinës në xhiron e 26-të nga Superliga e Kosovës.
Portokallinjët kanë triumfuar ndaj kryeqytetasve me rezultat 87-78, në një ndeshje shumë të ngushtë e cila u përcaktua në momentet e fundit.
Prishtinasit fituan ngushtë 2 periodat e para, për të mbyllur pjesën e parë me 4 pikë dallim 43-47.
Prishtina e nisi mirë edhe çerekun e 3-të, por prizrenasit ndezën motorët në periudhën vendimtare duke e fituar atë 18-13 dhe triumfuan në fund.
Lejson Zeqiri ishte lojtari më i mirë te Bashkimi me 26 pikë, u ndihmua edhe nga Altin Morina me 16 pikë e Jalan McCloud me 12 sosh.
Te Prishtina s’mjaftuan për fitore, Diamond Stone me 21 pikë e Derrick Ëilson me 17 sosh, shkruan Front.online.
Pas 26 xhirove, Bashkimi gjendet i 5-ti me 11 fitore e 15 humbje, derisa Prishtina mbetet e 4-ta me 15 fitore e 11 humbje.