Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth, në një deklaratë ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të zgjedh mes Kosovës dhe Serbisë, tha se nuk ka një gjë të tillë “ose Kosova ose Serbia”, përcjell InLajmi.
Roth tha se perspektiva e anëtarësimit në BE nuk vlen vetëm për Serbinë, por për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën.
Por Vuçiq ka të drejtë, me të në krye nuk ka asnjë mënyrë që Serbia të hyjë në BE, përfundoi ai.
Postimi i plotë i tij:
Presidenti Vuçiq keqkuptoi diçka. Perspektiva e anëtarësimit në BE nuk vlen vetëm për Serbinë, por për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën. Nuk ka gjë të tillë si “ose Kosova ose Serbia”. Por Vuçiq ka të drejtë, me të në krye nuk ka asnjë mënyrë që Serbia të hyjë në BE./InLajmi/