Sot ka ndërruar jetë Xhavit Ferizi, truproja shumëvjeçar i Hashim Thaçit.
Lajmin e ka konfirmuar miku i tij Milaim Cakiqi. Sipas tij, Ferizi nuk ka arritur t’i mbijetojë sëmundjes së kancerit.
Në pamundësi për të marrë pjesë në vorrimin e tij, ish presidenti Hashim Thaçi e ka dërguar një mesazh prekës në vorrimin e tij.
“Nuk më prite edhe pak Raketë ashtu siç më prisje gjithmonë”, ishin fjalët e shkruara mbi buqeten me lule të vendosura në varrin e tij, shkruan Gazeta10.
Në vorrimin e truprojes shumëvjecar të Thacit kanë marrë pjesë shumë miq e familjarë ndër ta edhe djali i Thaçit, Endriti.