Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se thënë në “Pressing” të T7, të hënën se si parti opozitare nuk bëjnë shumë zhurmë, pasi thotë se si qëllim e kanë të shihen dështimet e Qeverisë Kurti.
Ai ka thënë se sikur të ishin të ashpër do të amnistoheshin sipas Tahirit “dështimet e mëdha” të Qeverisë Kurti.
“Ky ka qenë mandati i parë i kësaj qeverie dhe sikur ne gjatë këtij mandati do të kishim qenë shumë të zhurshëm, të ashpër, duke bllokuar Kuvendin, siç kanë bërë këta në mandatin tonë të tretë kur kemi qenë në mandatin e tretë të Qeverisë me LDK-në. Po të kishim hyrë në një fazë të tillë, i kishim amnistu nga dështimet e mëdha. Qetësia jonë, mos angazhimi i dhunshëm ka bërë me ardh në shprehje dështimet e tyre”, ka thënë Tahiri.
Më tutje, Tahiri ka deklaruar se “sa më herët që e largojnë Kurtin nga pushteti, aq më shpejt PDK e nxjerrë Kosovën nga sanksionet”, përcjellë Gazeta Express.
Ai është shprehur i bindur se PDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.