Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka konfirmuar shkëputjen e kontratës për lirimin e zyres ku AAK ishte me qera në objektin që është pronë e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përcjellë InLajmi.
Haradinaj tha se si palë kontraktuese konfirmojmë shkëputjen e kontratës nga cilësia e qiramarrësit në afatin e paraparë ligjor.
E falënderojmë qiradhënësin për bashkëpunimin e deritashëm, përfundoi Haradinaj.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë,
Pas kërkesës së palës kontraktuese për shkëputjen e njëanshme të kontratës për shfrytëzimin me qera të hapësirave prej 569 m2, me çmim mujor prej 4552 eurosh në muaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, njoftoj opinionin publik se edhe ne si palë kontraktuese konfirmojmë shkëputjen e kontratës nga cilësia e qiramarrësit në afatin e paraparë ligjor.
E falënderojmë qiradhënësin për bashkëpunimin e deritashëm!
Me respekt,
Ramush Haradinaj/InLajmi/