Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi tha se nga fillimi i vitit vetëm një pacienti i është rekomanduar trajtimi jashtë vendit.
Ai thotë se rreth 300 pacientë gjatë ditës trajtohen në shërbimin e Kimioterapisë.
“Sa i përket trajtimit jashtë vendit, në këtë fillim vit kemi shumë pak kërkesa edhe ata për trajtim me rrezatim të sofistikuar si Radiokirurgjia e që vetëm një pacientë i ështërekomanduar një trajtim i tillë. Marrë parasysh numrin e lartë të pacientëve që trajtohen në klinikën tonë brenda ditës, rreth 300 pacientë në shërbimin e Kimioterapisë dhe rreth 150 pacient në shërbimin e Radioterapisë”, tregoi Kurtishi për Front Online.
50.000 vizita onkologjike janë ofruar për pacientët nga muaji janar i vitit 2023 deri në dhjetor në Klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, kurse sipas regjistrit të klinikës ka pasur 2.000 raste të reja me kancer, ka njoftuar SHSKUK.