YouTube ka prezantuar ndryshime që nuk do t’ju pëlqejnë nëse jeni mësuar ta përdorni pa qenë i identifikuar.
Gjegjësisht, përdoruesve që nuk janë të kyçur në një llogari të Google, ose janë në modalitetin “Incognito”, nuk u shfaqen më videot e rekomanduara.
Ky ndryshim do të thotë që këtyre përdoruesve u shfaqet një faqe e thjeshtë kryesore e YouTube, pa asnjë video apo rekomandim se çfarë të shikojnë, shkruan Gazeta Blic.
Më parë, edhe në rastet e mësipërme, YouTube do të bënte sugjerime, por tani përdoruesit thjesht shohin mesazhin “Fillo” dhe “Nisu të shikosh video për të na ndihmuar të krijojmë një burim që do të të pëlqejë”.