Teoria më e besuar për ndërtimin e piramidave të famshme të Egjiptit është ajo se janë përdorur mjete të fortë për të bartur rërën, dheun dhe tullat e mëdha.
Në artikullin e “Britannica” thuhet se piramidat e faraonëve i morën mbi 20 vjet për t’u ndërtuar, e në to kanë punuar mbi 100.000 njerëz.
Kjo shifër besohet se është e saktë për faktin se këta punëtorë, që disa thonë se ishin edhe skllevër, s’bënin punë të tjera, pos të ndërtimit të këtyre objekteve madhështore. Por, ekzistojnë edhe teori të tjera më pak të besueshme.
Roboti online, ChatGPT, në pyetjen se si janë ndërtuar piramidat e Egjiptit, rekomandon teoritë që ka pasur edhe fuqi të mbinatyrshme që bënë ndërtimin.
Këto teori, ndonëse të pafaktuara, thonë se në të kaluarën kanë ekzistuar qenie masive që kanë bartur tërë materialin ndërtimor në 137 metra lartësi. Teori konsiderohet edhe ajo e ndërtimit nëpërmjet një teknologji të asaj kohe, por që në ditët e sotme nuk ekziston, shkruan Alsat.m.
Shkencëtarët dhe arkeologët në baza ditore i vijojnë studimet dhe kërkimet mbi piramidat, që renditen në mesin e 7-të mrekullive të botës.