Gazetari Melazim Koci, ka thënë se është e pamundur që të mos përshëndetet nga ana e emisarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, miratimi i vendimit për Manastirin e Deçanit nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Koci tha se vendim i qeverisë për Manastirin e ka efektin e vet në raportin Kosovë – SHBA, por sipas tij, efekt ka edhe refuzimi që të pranohet kërkesa e Escobarit nga kryeministri Albin Kurti për çështjen e dinarit.
“Në këtë rast, ne pamë se si Escobari e hodhi poshtë draft-statutin që e ka hartuar BE-ja. Ne nuk duhet të biem në këto kurthe sepse është evidente që për Kosovën vendos SHBA-ja. Nuk vendos as BE-ja, as Këshilli i Evropës, ata janë aty, por vendimtar kanë qenë, janë dhe do të mbeten SHBA-të”, tha ai në “Info Magazine”, përcjell Klankosova
Më tej, Koci tha se nuk ka ende të qartë se pse nuk është pranuar propozimi i Escobarit për dinarin, por kjo çështje të dërgohet të martën në dialog, gjë e cila sipas tij, është kundërproduktive.