Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar deklaratat e emisarit special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përcjellë InLajmi.
Haziri tha se kjo deklaratë ka zbardhur pikën më të ulët të raporteve që ka qeveria e Kosovës e kryeministri i tanishëm me qeverinë amerikane duke përfshirë këtu edhe partnerët e saj.
Ai gjithashtu ka quajtur qeverinë Kurti si jo-kompetente dhe se nuk planifikon efektet e vendimit të saj.
Haziri tha se në një vend demokratik nëse qeveria nuk bie me dorëheqje bie me forma të tjera.
Postimi i plotë i tij:
Deklarata e emisarit amerikan z. Escobar, në përfundim të vizitës, ka zbardhur pikën më të ulët të raporteve që ka sot qeveria e Kosovës e kryeministri i saj, me qeverinë amerikane, partnerët e saj, NATO-n, me BE-në dhe me fqinjtë e saj. Qeveri jo-kompetente, e cila nuk planifikon efektet e vendimit të saj. Në një vend demokratik, nëse qeveria nuk bie me dorëheqje, bie në forma të tjera!/InLajmi/