Albion Rrahmani është thirrur në Kombëtaren e Kosovës, për herë të parë pas lëndimit që pësoi në ndeshje me Andorrën.
Lajmin e ka konfirmuar skuadra e tij Rapidi përmes një postimi në faqen zyrtare.
Kosova do t’i zhvillojë dy miqësore me Armeninë (22 mars) dhe Hungarinë (26 mars), shkruan Lajmi.net.
Rrahmani ka 2 ndeshje në kombëtare deri më tani.