Zëvendëskryeminitrja e Republikës së Kosovës njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme të Diasporës Donika Gërvalla-Schwarz ka përmbyllur vizitën në selinë e NATO-s, përcjell InLajmi.
Gërvalla-Schwarz tha se gjatë takimit njoftova përfaqësuesit e pranishëm rreth obstruksioneve, sulmeve dhe kërcënimeve të vazhdueshme të Serbisë kundër Kosovës, por edhe kundër paqes dhe stabilitetit në rajon dhe Evropë.
Ajo falënderoi ta për mbështetjen duke ritheksuar përkushtimin dhe progresin e arritur në shumë fusha dhe angazhimin e palëkundur të Republikës së Kosovës për të ardhmen euroatlantike si dhe avancimin sa më të shpejtë të anëtarësimit tonë në NATO.
Ministrja e përmbylli takimin më një darkë pune me të gjithë Përfaqësuesit e Përhershëm të shteteve të rajonit, anëtarë të NATO-s, të Kroacisë, ambasadorin Mario Nobilo, të Turqisë, ambasadorin Zeki Levent Gumrukcu, të Sllovenisë, ambasadorin Andrej Benedejcic, të Bullgarisë, ambasadorin Nikolay Milkov, të Shqipërisë, ambasadorin Ilir Gjoni, të Maqedonisë së Veriut, ambasadorin Dane Taleski, të Greqisë, ambasadorin Ioannis Miltiadis Nicolaidis, dhe të Malit të Zi, u.d Maja Djurdjic.
Postimi i plotë i saj:
Vizitën e punës në selinë e NATO-s e përmbylla me një takim të posaçëm në një darkë pune me të gjithë Përfaqësuesit e Përhershëm të shteteve të rajonit, anëtarë të NATO-s, të Kroacisë, ambasadorin Mario Nobilo, të Turqisë, ambasadorin Zeki Levent Gumrukcu, të Sllovenisë, ambasadorin Andrej Benedejcic, të Bullgarisë, ambasadorin Nikolay Milkov, të Shqipërisë, ambasadorin Ilir Gjoni, të Maqedonisë së Veriut, ambasadorin Dane Taleski, të Greqisë, ambasadorin Ioannis Miltiadis Nicolaidis, dhe të Malit të Zi, u.d Maja Djurdjic.
Gjatë takimit njoftova përfaqësuesit e pranishëm rreth obstruksioneve, sulmeve dhe kërcënimeve të vazhdueshme të Serbisë kundër Kosovës, por edhe kundër paqes dhe stabilitetit në rajon dhe Evropë, i falënderova ata për mbështetjen duke ritheksuar përkushtimin dhe progresin e arritur në shumë fusha dhe angazhimin e palëkundur të Republikës së Kosovës për të ardhmen euroatlantike si dhe avancimin sa më të shpejtë të anëtarësimit tonë në NATO. /InLajmi/