I është dhënë lamtumira e fundit ish-boksierit, Besar Nimani, i cili u qëllua për vdekje të shtunën në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë.
Boksieri profesionist është varrosur në Gjermani.
Deri më tani të dyshuar janë 2 persona, për këtë rast, por nuk kanë arritur ende të kapen nga policia, shkruan Lajmi.Net.
Vrasja e të riut ka nxitur reagime të mëdha, i njëjti ishte plagosur edhe në vitin 2013.