Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me pronat e Manastirit të Deçanit.
Përmes një postimi në platformën “X”, Szunyog e cilëson si një ditë të mirë për sundimin e ligjit në Kosovë.
“Zbatimi i shumëpritur i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 për çështjen e Manastirit të Deçanit dhe Regjistrimit të truallit të Manastirit më në fund bëhet realitet. BE-ja bazohet në sundimin e ligjit. Ruajtja e sundimit të ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë parakushte të nevojshme për rrugën e Kosovës drejt BE-së”, ka deklaruar Sunzyog, shkruan TV Dukagjini.
Sipas tij, vendimi është një hap i mirëpritur, i cili tregon përkushtimin e Kosovës.