Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka deklaruar se procesi i largimit të 4 kryetarëve të komunave në Veri të Kosovës është duke u realizuar konform procedurave të përcaktuara me ligj dhe udhëzim administrativ.
Në një konferencë për media së bashku me emisarin amerikan Gabriel Escobar, Osmani tha se pret që procesi i largimit të kryetarëve të realizohet brenda parametrave kushtetues dhe ligjor dhe sipas afateve të parapara, shkruan EO.
“Siç e dini në kuadër të punës sonë të përbashkët edhe procesi i largimit të kryetarëve të 4 komunave nga veriu i Kosovës është duke u realizuar konform procedurave të përcaktuara me ligj dhe me udhëzim administrativ në mënyrë që qytetarët e komunave të veriut të mund ta realizojnë të drjetën e tyre të garantuar në ligjin për vetëqeverisje lokale. Presim që ky proces të realizohet brenda parametrave kushtetues dhe ligjor dhe sipas afateve të parapara”, tha Osmani.