Ministri i Bujqësisë Faton Peci tha se fitorja e radhës kundër zhvatësve, përcjell InLajmi.
Pecu përshëndeti vendimin e Shkallës së 2-të të Gjykatës Komerciale, i cili hedh poshtë vendimin amatoresk e jo-profesional të shkallës së parë karshi kontestit për lirimin e pronës së Ministrisë së Bujqësisë e cila po shfrytëzohet pa marrëveshje kontraktuale nga operatori ekonomik “Patroni”!
Ai tha se sikurse kemi paralajmëruar, në atë lokacion do të ndërtohet objekti i ri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencive vartëse në mënyrë që t’i plotësojmë kushtet për akreditimin në IPARD.
Tutje u shpreh se mbetën të përkushtuar dhe të vendosur në angazhimin tim si Ministër deri në rikthim të pronës në Ulpianë dhe pastrimin e gjendjes në Stankaj të Pejës.
Postimi i plotë i tij:
Fitorja e rradhës kundër zhvatësve!
E përshëndes vendimin e Shkallës së 2-të të Gjykatës Komerciale, i cili hedh poshtë vendimin amatoresk e jo-profesional të shkallës së parë karshi kontestit për lirimin e pronës së Ministrisë së Bujqësisë e cila po shfrytëzohet pa marrëveshje kontraktuale nga operatori ekonomik “Patroni”!
Sikurse edhe kemi paralajmëruar, në atë lokacion do të ndërtohet objekti i ri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencive vartëse në mënyrë që t’i plotësojmë kushtet për akreditimin në IPARD.
Mbetem i përkushtuar dhe i vendosur në angazhimin tim si Ministër deri në rikthim të pronës në Ulpianë dhe pastrimin e gjendjes në Stankaj të Pejës!
Pa pardon karshi abuzimit me pronën shtetërore!
Me drejtësi dhe ndershmëri! /InLajmi/