Kryetari i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, ka njoftuar se fondacioni “Behgjet Pacolli”, nga e hëna dita e parë e Ramazanit e deri në ditën e fundit të tij organizon iftar masiv në Hajvali, përcjell InLajmi.
Pacolli bëri thirrje të ndani me ta gëzimin e iftareve, duke thënë se pjesëmarrja është e lirë për të gjithë edhe familjarishte pa asnje procedure paraprake.
Postimi i plotë i tij:
Te nderuar miq
Fondacioni “Behgjet Pacolli”, nga sot e deri ne fund te Ramazanit organizon:
IFTAR masiv ne HAJVALI.
Ju ftojme te ndani me ne gezimin e Iftareve.
Pjesemarrja eshte e lire, për të gjithë edhe familjarishte pa asnje procedure paraprake.
Ju presim ne Hajvali, ne hallen e Tenisit te qendres DIAMOND rezidence. /InLajmi/