Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur të hënën ka miratuar shkurtimin e afateve të rregullta zgjedhore që lidhet edhe me votimin e largimit të kryetarëve nga funksioni në 4 komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.
Votimi për këtë çështje ka përfshirë disa plane dhe rregulloret të cilat janë miratuar me një shumicë votash të caktuar.
Miratimi i shkurtimit të afateve të rregullta është bërë me 9 vota për dhe 2 abstenim.
Po ashtu, edhe Plani i aktiviteteve, Plani i informimit publik dhe Plani i buxhetit për procesin e votimit për largimin e kryetarëve janë miratuar me këtë shumicë votash, shkruan TV Dukagjini.
Ndërkaq, plotësimi i ndryshimit të Rregullores për pranimin e stafit të përkohshëm është miratuar me 11 vota për.