Vlora Çitaku, nënkryetaja e PDK-së, ka reaguarr për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, të cilën janë duke u mbajtur në Hagë, procesin ndaj të cilëve ajo e ka cilësuar si absurd, përcjellë InLajmi.
Çitaku tha se një Gjykatë e cila kishte për detyrë të bënte drejtësi pas akuzave monstruoze e të fabrikuara për trafikim organesh, ka përfunduar në një mekanizëm përndjekës duke konfiskuar telefona, bastisur shtëpi e duke përpjekur të instalojë frikë.
Ajo tha se mungesa e provave në proces po mundohet të kompenzohet me krijim të dramave këtu brenda Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi tash e gati katër vite po mbahen peng në një proces absurd në Hagë.
Një Gjykatë e cila kishte për detyrë të bënte drejtësi pas akuzave monstruoze e të fabrikuara për trafikim organesh, ka përfunduar në një mekanizëm përndjekës, duke konfiskuar telefona, duke bastisur shtëpi, e duke u përpjekur të instalojë frikë e terror.
Mungesa e provave në proces po mundohet të kompenzohet me krijim të dramave këtu brenda Kosovës.
Të tilla ishin edhe këto skenaret e ditëve të fundit me Hajredin Kuqin, Sami Lushtakun dhe Sylejman Selimin.
Keni me dështu. Nuk ju frikësohet askush. Sepse nuk kemi pse.
Dielli do të lindë përsëri./InLajmi/