Ministri i Bujqësisë Faton Peci, ka thënë se gjatë javës që po vjen do shpallet thirrja për aplikim në Programin për Pagesa Direkte / Subvencione 2024 ku për buallicat kemi dyfish rritje të mbështetjes financiare, përcjell InLajmi.
Peci ka takuar një blegëtor në fshatin Novolan të komunës së Vushtrrisë, i cili ka ka rritur numrin e krerëre nga 30 sa kishte vitin e kaluar në 50 sa mbarështon aktualisht.
Ministri tha se nën-produktet e qumshtit të buallicës kanë një vlerë financiare të lartë në treg, ndërsa ruajtja dhe rritja e racave autoktone përbën interes shtetëror.
Postimi i plotë i tij:
Mirëmengjes nga fshati Novolan i Komunës së Vushtrrisë.
Gëzim Hajdari është blegtor punëtor e i zellshëm, mbarështues i racës autoktone të buallicës.
Ai ka rritur numrin e krerëre nga 30 sa kishte vitin e kaluar në 50 sa mbarështon aktualisht. Nën-produktet e qumshtit të buallicës kanë një vlerë financiare të lartë në treg, ndërsa ruajtja dhe rritja e racave autoktone përbën interes shtetëror.
Gjatë javës që vjen do shpallet thirrja për aplikim në Programin për Pagesa Direkte / Subvencione 2024 ku për buallicat kemi dyfish rritje të mbështetjes financiare. /InLajmi/